TË FUNDIT

“Shtyhu tutje”. Rudina Magjistari nervozohet nga komenti i ndjekësit dhe i përvishet; Dhe ty që të duket vetja…

Moderatorja Rudina Magjistari ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram një pjesë nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend”, duke shtuar se janë me fat ata që e ruajnë ende fëmijën brenda vetes.

Por nuk kanë munguar komentet negative. Komentit të pavend të ndjekësit, Rudina i është përgjigjur: “Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”.

Mirëpo ndjekësi ka vazhduar, duke i shkruar moderatores, “Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu…”, që sigurisht as Rudina nuk e ka lënë me kaq, duke i shkruar me ironi “Dhe ty që të duket vetja inteligjent medemek”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat