Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se Aldi Rama, personi që vrau oficerin Saimir Hoxha ka pasur një tatuazh në krah, me anë të të cilit shprehte dëshirën për tu bërë një vrasës.
“Dua të behem KILLER (vrasës)”, është shprehja që sipas Kokës ka stampuar në pjesën e krahut të majtë Rama. Dhe siç duket, ai e ka realizuar këtë dëshirë, pasi sot mori jetën e oficerit Saimir Hoxha, teksa ky i fundit kryente detyrën.

