Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier e Lushnje. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Murat Biçaku ka rënë në prangat e Policisë pasi ka djegur barëra në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari.
Nga ana tjetër një 39-vjeçar me emrin Niko Shabanaj u arrestua në Roskovec pasi i ka shitur lëndë narkotike një personi të prangosur më parë.
Po ashtu në Lushnje u arrestua 20-vjeçari Mateo Vila pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën e tij.

