TË FUNDIT

Gruaja në Durrës: Më kanë shpallur non-grata pas vdekjes së Olldashit në PD, e kam gjakun tim…Bashën e pashë kur doli me kokën ulur nga ambasada

Një demokrate ka deklaruar nga Durrësi se ka parë me sytë e saj se si kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kokën ulur pasi nuk i ishte dhënë viza.

E pranishme në takimin e katër të foltores që ka nisur ish-kryeministri Berisha, gruaja tha se ajo është shpallur ‘non-grta’ nga PD-ja që pas vdekjes së Sokol Olldashit, pasi e kishte të afërm.

“Mua PD-ja më ka bërë non-grata, më kanë përjashtuar pas vrasjes së Sokol Olldashit se është gjaku im. I kam thënë Ferdinant Xhaferrit, guxo të më heqësh nga lista, çfarë do të të bëj unë ty. Kam votuar Agron Shehajn dhe asnjëherë Lulzim Bashën. Unë kam qenë një ditë tek ambasada e SHBA-ve, ishte makina e Lulzim Bashës aty, u zbërthye, u kontrollua dhe Basha hyri brenda. Unë kisha futur kartën e identitetit për punë e mia, e pashë që doli me kokën ulur. Nuk mori vizë dhe është e vërtetë. Po të doni hapni kamerat e sigurisë së ambasadës dhe më hidhni në gjyq po të doni,”- tregoi zonja në fjalë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat