TË FUNDIT

“Kjo bëhet nga Xhelal Mziu”. Shpërthejnë banorët e Laknasit: Pse nuk e shikon Edi Rama që kemi 3 vite në protestë?

Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të Laknasit të cilët kundështojnë ndërtimin e thertores në pyllin që ata kanë fare pranë.

Sipas tyre firma nuk ka asnjë lloj dokumenti për të vazhduar me ndërtimin e thertores dhe theksojnë se ky vendim është ndërmarrë nga ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

“Punëtorët janë të jashtëligjshëm, vijnë shtyjnë banorët. Duam një letër, ti zotëri po vjen po më prish shtëpinë, me çfarë ligji vjen. Si vjen kshu hajt tani se po shkoj unë diku të zaptoj pyllin e të ndërtoj thertore.

Kjo bëhet nga Xhelal Mziu. Pse nuk e shikon Edi Rama që kemi 3 vite në protestë? Ne me letra me të gjitha e ata pa asnjë lloj letre vijnë për të prishur pyllin. Kanë ardhur vetëm me dhunë, nuk po kërkojmë pasur, thjesht ajër”, thotë një prej banorëve.

Banori i moshuar: Protestoj se ka 2 ditë, para se të ikte Xhelal Mziu nga zyra ka firmosur letrën për pyllin. Po qe për 60 mijë lekë të vjetra e marr unë si pensionist këtë pyll që ja ka dhënë atij dibranit.

Ne e duam pyllin sepse na mbron ajrin. Do qëndrojmë këtu derisa të vdesim.

Të vijë ai se ka lekun. Ta marri gati ai se ka zënë post aty me miqësi po zapotojnë vendin. Ca shteti osht ky mer, shtet që ka 3 vite nuk zgjidh një cështje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat