TË FUNDIT

Mbështeti Berishën pas përjashtimit nga Basha, Kokalari ‘drekon’ me Metën, ç’po ndodh?

Ish-kryeministri Sali Berisha pak kohë më parë u largua nga grupi parlamentar demokrat dhe duket se pas vendimit të Lulzim Bashës ka nisur një lëvizje kundër kryedemokratit ku kërkon që ta largojë nga drejtim i partisë.

Mirëpo në krah të Berishës duket se është dhe Presidenti Ilir Meta. Ai ka zhvilluar sëfundmi një takim me aktivisten shqiptaro-amerikano Evi Kokalari, e cila i është bashkua lëvizjes së Sali Berishës me pretendimin se përfaqëson republikanët amerikanë.

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja më në fund presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën dhe bisedën e zhvilluar”, shkruan Evi Kokalari.

Nuk dihet se çfarë po planifikikon Presidenti Ilir Meta me këto lëvizje të fundit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat