Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sikurse bëri me dije ditën e djeshme, do të jetë sot në Shkodër.
Anëtarësia atje është bërë gati, ndërsa disa deputetë të PD janë deklaruar krah ish-kryeministrit. Sot, edhe i emëruar i Lulzim Bashë në drejtimin e Korçës, Edmond Spaho, tha se është me Sali Berishën.
Kryeqendra e veriut do të presë në orën 18.00 ish-kryeministrin dhe ish-liderin e Partisë Demokratike.
“Njoftim! Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, lajmëroi dje Sali Berisha.

