TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Mbërrijnë në Gjykatë dy shokët e Aldi Ramës

Kanë mbërritur pak më parë në ambientet e Gjykatës dy shokët e Aldi Ramës, Kristian Sherri dhe Armando Marku. Ata do të njohen me masën e sigurisë.

Prokuror i çështjes është Ylli Pjeternikaj, ndërsa gjyqtare Elsa Ulliri.

Avokat i Armando Markut është Gjon Vulaj , ndërsa avokati i Kristian Sherrit është Fran Gjono.

2 persona mbahen në komisariatin e policisë Lezhë si persona të cilët dyshohet se shoqëronin Aldo Ramën i cili nuk pranoi të dorëzohet në polici duke vrarë veten disa orë pasi kishte ekzekutuar efektivin e policisë, Saimir Hoxhën.

Kristian Sherri dhe Armando Marku, ky i fundit drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se është me profesion mësues. I vetmi person i armatosur bëjnë me dije burimet ka qenë Aldi Rama, ndërsa pas ekzekutimit të Hoxhës, kolegët që e shoqëronin kanë qëlluar në drejtim të automjetit të të rinjve teksa këta të fundit largoheshin me shpejtësi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat