Thellohet lufta Basha-Berisha. Teksa ish-kryeministri prej ditësh ndodhet në qytete të ndryshme të vendit ku takon nga afër mbështetësit e tij, mes personave që është pozicionuar publikisht krah tij është dhe Martin Henze. Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Henze i kërkon Bashës që të largohet nga drejtimi i partisë për shkelje të rëndë që i bëri rregullave të kësaj partie, por edhe për marrëveshje me Ramën dhe aferë në SHBA.
‘Më e rëndësishmja është, që kryetari të japi dorëheqjen. Të japi Dorheqjen. Për veprimet e tij të paligjshme javën e kaluar, duke shkelur rëndë statutin e Partisë Demokratike dhe larguar nga grupi parlamentar liderin historik te Partisë Demokratike. Të japi dorëheqjen. Për marrëveshjes e fahehtë me Ramën në dëm të Partisë Demokratike, duke i sjellë jo vetëm humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare, por dhe dëme të pa riparueshme. Të japi dorëheqjen. Për transaksionet ilegale financiare në SHBA, e ndjekur nga një fotografi me Trump.’- shkruan Henze.


