TË FUNDIT

Shërmoqet rrjeti italo-shqiptar i trafikut të kokainës, 5 të arrestuar, detaje nga mega-operacioni

Policia italiane ka shkërmoqur rrjetin italo-shqiptar të trafikut të kokainës me anë të operacionit antidrogë ‘Illirycum’ që çoi në pesë arrestime.

Gjatë operacionit, u sekuestrua edhe gjysmë kilogram kokainë gati për t’u shitur. Një “turne” mujor i fitimeve të konstatuara ishte 10 deri në 15 mijë euro.

Policia italiane kishte zbuluar nga hetimet se një prej shqiptarëve të arrestuar. Lleshaj po e fshihte drogën në një vend të pazakontë në krahasim me mënyrat e trajtimit që përdornin tregtarët italianë të drogës. Kokaina që do të shitej ishte fshehur në një vrimë jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk mbante më shumë se dy gramë, sasi kjo për përdorim personal. Hetimet mbi lëvizjet e shqiptarit zbuluan se mënyra “e ndryshme” e organizimit të shitjes së kokainës, domethënë fshehja e saj në vende të jashtme dhe kurrë në shtëpinë e dikujt, nuk lejoi që agjentët të zbulonin bandën.

Mediat italiane shkrujnë se droga fshihej në ndarjen e motorit ose në pjesë të tjera të makinave të përdorura nga shitësit për furnizimet e tyre dhe u zbulua kur makinat u dërguan në stacionin e policisë dhe ‘u çmontuan’. Ndërkohë përveç Lleshit në prangat e policisë ka rënë italian Diego Gustavo Corchia dhe shqiptarët P.A., L. V.dhe E.B.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat