Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak momente më parë Tiranën. Një burrë e një grua pasi janë konfliktuar në banesë kanë rënë nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.
Mësohet se burri ka ndërruar jetë, kurse gruaja është dërguar me urgjencë në spital pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

