Një shqiptar, 48-vjeçar, u arrestua ditën e sotme në Selanik, Greqi, së bashku me një moldave me të cilën bashkëpunonte.
Policia greke u shpres se ai është anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të trafikut të drogës që transporton sasi të mëdha brenda vendit. Të dyve ju gjetën 35 kg kanabis, 2 pako kokaine, një pistoletë, celularë dhe një makinë me të cilën lëviznin.
Policia tha se ai kishte masë ndalimi për të hyrë në vendet e zonës Shengen.




