Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, ka njoftuar ditën e sotme në rrjetin social Facebook se mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar me te dyja dozat e vaksinës anti-COVID në vendin tonë.
“Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.

