TË FUNDIT

Moti bën kthesën drastike, ja si do jenë temperaturat gjatë kësaj jave

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me temperatura deri në 28 gracë celcius. Por ditët në vijim moti do marrë kthesën drastike.

Reshjet e shiut mëngjesin e së mërkurës do të prekin bregdetin, ndërsa në mbrëmje në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte në të gjithë vendin reshjet do të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën jugore e atë bregdetare. Hera herës do të ketë rrebeshe shiu me rrufe.

Ditën e premte intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët e kryesisht në pjesën lindore të vendit.Këto situata do të pasohen nga erë me drejtim juglindje-verilindje mesatare dhe hera herës e vrullshme në ditët me reshje gje që do të sjellë shtim të dallgëzimit në dete.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat