TË FUNDIT

Konferenca e Kryetarëve: Gazetarët që ndjekin komisionet duhet të kenë vaksinë ose test

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të Kuvendit me prezencë fizike duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse.Ndërkohë gazetarët dhe kameramanët të cilët ndjekin mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht duhet të jetë të vaksinuar ose të paraqesin test PCR para zhvillimit të mbledhjes.

Njoftimi

Siç jeni informuar, Konferenca e Kryetarëve miratoi vendimin për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit me prezencë fizike, duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të këtij vendimi,  gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin  mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.Çertifikata ose testi  do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje . Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për cdo nevojë pêr mbêshtetje apo sqarim. Faleminderit!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat