TË FUNDIT

Zbuloni arsyen përse ju kruhen duart dhe problemin shëndetësor që paralajmërojnë

Shkaqet Dhe Simptomat

Ekzema

Ekzema shfaqet kur një njeri prek diçka që ka efekt irritues në lëkurë.

Nëse jeni prekur nga ekzema mund të përjetoni problemet e mëposhtme:

Kruarje të duarve dhe gishtave

Dhimbje dhe enjtje

Përtharje të lëkurës

Puçra të vogla të kuqe

Skuqje dhe inflamacion

Duke qenë se gishtat dhe duart bien në kontakt me shumë gjëra gjatë ditës, është e rëndësishme që të merrni pak kohë që të kuptoni shkaktarët e këtij reagimi alergjik.

Shkaktarët më të përhapur të ekzemës janë:

Parfumet dhe aromat

Bizhuteritë ose rripat

Bojërat e flokëve dhe deodorantët

Disa kremëra për duart

Disinfektantët shtëpiakë

Trajtimet Kundër Ekzemës

Mënyra më e mirë për të parandaluar ekzemën është të identifikoni dhe shmangni substancën që ju shkakton alergji.

Psoriaza

Psoriaza manifestohet me njolla të kuqe e grimca të bardha që shpërndahen në disa zona të trupit, përfshirë gishtat dhe thonjtë.

Psoriaza shoqërohet nga:

Skuqje dhe inflamacion

Lëkurë të plasaritur, të përtharë e të gjakosur

Dhimbje

Dëmtimi Nervor Si Pasojë E Diabetit

Nervat dëmtohen pas rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

Një dëmtim i tillë prek duart dhe këmbët

Simptomat përfshijnë:

Ndjeshmëri të lartë tek gishtat

Mpirje të tyre

Dhimbje të gishtave

Sipas të dhënave te AgroËeb.org, kjo sëmundje nuk mund të kurohet por mund të trajtohet duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak dhe duke ndryshuar stilin e jetesës për ta bërë atë më të shëndetshëm.

Zgjidhjet Më Të Mira Kundër Kruarjes Së Gishtave

Hapat e mëposhtëm listuar nga AgroËeb.org, mund të vijnë në ndihmë në trajtimin dhe parandalimin e këtij problemi.

Lajini duart rregullisht me sapun

Pas larjes thajini mirë me peshqir

Zhytini gishtat në ujë të ftohtë për të trajtuar problemin

Shmangni përdorimin e produkteve të kujdesit personal që janë të ashpra me lëkurën

Mbani doreza kur prekni kimikate dhe lëndë pastruese.

Mbani doreza gjatë motit të ftohtë.

Përdorni kremëra zbutës hipoalergjikë.

Nëse kurat shtëpiake nuk funksionojnë, konsultohuni me një mjek i cili mund të rekomandojë përdorimin e antibiotikëve apo ilaçeve të tjera.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat