TË FUNDIT

Lëngu çudibërës i shegës, ja si ta përdorni për dhembjet e kyçeve dhe rrudhat e fytyrës

Mjeku popullor Ylli Merja ka zbuluar sot benefitet e mrekullueshme që përftojmë nga lëngu i shegës.

“Nëse do të marrim shegën, ta kompozojmë me dy tre përbërës të tjerë, mund ta përdorim me shumë sukes për eleminimin e dhimbjeve të kockave. Atëherë marrim afërisisht tre lugë gjelle nga lëngu i shegës, 1-2 lugë gjelle me qumësht gomarice, këto i përziejmë të dyja së bashku, atëherë nëse kemi edhe vaj rozmarine mund të hedhim 4-5 pika edhe dafina është e mrekullueshme për qetësimin e dhimbjes së kockave dhe kyceve. këto vajrat esenciale sigurisht që do të qëndrojnë mbi vete  të pashpërndara por duke bërë një përzierje ajo hapet shumë hollë dhe fillojmë që tani të lyejmë nga fytyra, qafa, krahët shpatullat, shtyllën kurrizore deri tek këmbët. Kjo maskë që vendoset për eleminimin e dhimbjeve të kockave mund të lihet tërë natën” u shpreh mjeku alternative Ylli Merja.Në fytyrë eleminon trashjen e lëkurës, rrudhat, por njëkohësisht na eleminon edhe dhimbjet. Ka shumë njerëz që kanë dhimbje tek qafa, me 3-4 pika do të ndjehet më mirë.

Si ta përdorni si maskë antirrudhë:

Në një filxhan përzieni tre lugë gjelle me lëng shege ,dy lugë qumësht gomarice dhe 5-6 pika vaj rozmarine ose helikrisiumi. Vendoseni mbi lëkurë në mbrëmje. Lereni tërë natën. Në mëngjes shplajeni dhe vendosni kremin me shegë”, theksoi ndër të tjera ai.

Shega është edhe një përbërës shumë I mirë kundër akneve të fytyrës, më poshtë do të gjeni recetën e plotë sipas mjekut popullor Ylli Merja:

Shtypni dy tre thelpinj hudhër shtojmë një lugë supe lëng shege, një lugë çaji me mjaltë. Vendoseni mbi fytyrë dhe puçra. Lere 20 min. Pas kësaj lyeni fytyrën në mënyrë rrethore me feta limoni. Lere dhe 10 min. Shplajeni me ujë të ftohtë.  Pasi thahet vendosni kremin me shegë për rrudha,ose atë të puçrave për puçrat në fytyrë.-

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat