Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka ndarë bisedën e parë që ka pasur me shefin e kabinetit, Zoran Zaev. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Grubi tha se në momentin kur Zaev kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij, e kishte telefonuar që të merrte përsipër punët e shtetit.
PJESË NGA BISEDA:
Fevziu: Si i bie, jeni ju kryeministër tani?
Grubi: Dje, Zaev sapo kishte hequr dorë nga posti më mori në telefon dhe më tha se duhet të marrë përsipër punët e sipër e qeverisë. Por ne nuk ia kemi pranuar dorëheqjen e tij.

