Shigjetari – Me këta njerëz është e thjeshtë të komunikosh. Janë të hapur dhe spontanë, dhe sado të mërzitur të jenë, do kenë gjithmonë një buzëqeshje për t’iu dhuruar. Shigjetarët dinë ta kamuflojnë shumë mirë mërzitjen e tyre.
Dashi – Ata janë energjikë, dhe dinë të ruajnë një buzëqeshje. Të lindurit e kësaj shenje, përpiqen shumë të mos e vrasin mendjen për gjëra të vogla, dhe kjo është një benefit shumë i madh. Janë njerëz ku mund të gjesh mbështetje dhe një bisedë pozitive.
Peshorja – Ato përpiqen fortë të gjejnë një balancë mes mërzitjes dhe buzëqeshjes. Peshoret janë pozitive, dhe gjithmonë përpiqen ti lumturojnë të tjerët, edhe pse vetë mund të jenë të trishtuar. Nëse janë të mërzitura, ato qëndrojnë vetëm, pasi e dinë që është e vemtja mënyrë ku mund të gjejnë paqe.

