Shkolla e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier ka reaguar pas aksidentit fatal që pësoi 20-vjeçari Kristjan Thomo ditën e sotme. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të shkollës në Facebook, shkolla u jep ngushëllimet familjarëve ndërkohë që shkruan se 20-vjeçari ishte një nxënës si dashur dhe bashkëpunues.
Postimi i Plotë:
Sot u nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshem, i respektueshëm, një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesit, Kristjan Thomo! Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme sot për Ty! Kristjan, Ti do ti mungosh familjarëve të tu, shokëve të klasës, bangave të shkollës, mësueses kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja! QOFSH I PARAJSËS DHE KUJTIMI YT I PAHARRUESHËM! NGUSHËLLIME !

