Përfundon sot afati që iu vendos Lulzim Bashës për të liruar karrigen e PD në mënyrë paqësore. Por Basha ka ndërmarrë një vendim duke fortifikuar selinë, duke mbyllur dyert për kundërshtarët.
Në portën kryesore mund të hyjë vetëm kryetari, ndërkohë që përplasjet janë të pritshme, për shkak se sot në mesditë, një pjesë deputetësh, mbështetës të Berishës kanë vendosur që të shkojnë në seli.
Për momentin ata nuk kanë nga të hyjnë sa kohë që dera është e mbyllur.
‘Nje grup deputetesh nga Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD do te shkojne ne Seli sot ne oren 12.00 dhe do te japin nje deklarate. Ftojme mediat te marrin pjese’, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

