TË FUNDIT

“Të pezullohet procesi i fiskalizimit për bizneset”, Meta: Mund të përsëritet skandali i publikimit të të dhënave

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar ditën e sotme që të pezullohet përkohëshsisht procesi i fiskalizimit të bizneseve. Sipas tij ekziston mundësia që të përsëritet i njëjti skandal i publikimit të të dhënave duke paralajmëruar se në rast të diçkaje të tillë, pasojat do ishin shumë më të rënda.

Meta gjithashtu është shprehur se mbështet nismën e ndërmarrë për ngritjen e një komisioni hetimor për skandalin e publikimit të të dhënave duke nxjerrë në pah përgjegjësit e vërtetë.

Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Pasi jam njohur zyrtarisht, si dhe duke vlerësuar interesin e madh publik, kushtetues, sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive euroatlantike të vendit, mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qindra mijë qytetarëve shqiptarë në dhjetor 2021 drejtpërdrejt nga agjensia shtetërore përgjegjëse AKSHI, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

U tërheq vëmendjen institucioneve shtetërore, që në rastin e ngjashëm të mundshëm të rrjedhjes së të dhënave masive të siguruara në kohe reale nga procesi i fiskalizimit me detyrim edhe nga dhjetra kompani private ndërmjetëse, pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa të skandalit të dhjetorit 2021.

Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

Mbështes gjithashtu kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale dhe financiare të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat