TË FUNDIT

Përplasja te “5 Maji”, Rama: Ato pamje do të shikoni gjithmonë…

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me dhunën dhe prishjen e banesave te zona e “5 majit” në Tiranë.

Rama tha se ato pamje do t’i shikoni gjithmonë pasi sipas tij nuk është dhunë por është ushtrimi i forcës së ligjit.

“Ato janë pamje të përsëritura dhe në emër të shkeljes së ligji.Gjithë banorëve u është dhënë qartësisht drejtim dhe të gjithë përfitojnë të drejta që i takojnë, po zhvillimi i këtij vendi dhe projekteve s’merret peng nga askush. Ato pamje do të shikoni gjithmonë, pasi nuk është dhunë por është ushtrimi i forcës së ligjit gjithë ata që i dalin para shtetit dhe ligjit. Opinioni i gjithëve është dëgjuar me dhjetëra herë, banorët nuk janë të hedhur në rrugë të madhe por secili ka marrë mundësinë e tij siç i takon. Ne do të rindërtojmë të gjithë apartamentet për të pastrehët, askush nuk mund të imponohet kominitetit dhe shtetit për të marrë atë që nuk u takon. Atyre i është ofruar kompensim, në demorkaci do të dëgjohen të gjithë por nuk mund të marrim kurrë asnjë vendim,përfundoi Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat