Ashtu sikurse u njoftua ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku i është përgjigjur kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili hodhi dyshime për shpërdorim dhe korrupsion, teksa deklaroi se pavarësisht 2.1 milionë dollarë të lëvruara nga UEFA dhe FIFA, nuk është bërë asnjë fushë sporti në kryeqytet.
Përfaqësues të FSHF, kanë deklaruar se po investojnë te kompleksi Partizani dhe po ashtu janë tre fusha të reja në kompleksin Halili që janë në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës.
“Ndiej keqardhje që bashkia nuk njeh territorin e vet, po investojmë te kompleksi Partizani. Janë 3 fusha të reja në kompleksin Halili në menaxhimin e bashkisë së Tiranës. Te kompeksi Dajti në mes të Tiranës po ndërtohen pallate, i jemi drejtuar me shkresë Erion Veliajt”, thuhet në deklaratë.

