TË FUNDIT

Ironizoi dekoratat e lëshuara nga Presidenti, Këshilltari i Metës’ flakë për flakë’ ndaj Ramës: Piktor i dështuar

Pak pas deklaratës së Kryeministrit Rama për Presidentin Meta, ka reaguar dhe këshilltari i këtij të fundit.

Tedi Blushi, shprehet se mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë si Edi Rama mund të ketë.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

“Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera? Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”? Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë! Fale o Zot!”, shprehet Blushi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat