Ka marrë sot detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj. Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare.
Por si rrallëherë, kjo ceremoni ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidentin Ilir Meta, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Tom Doshin.
Rama dhe Meta janë në këtë ceremoni si përfaqësues të institucioneve më të lartë shtetërore, ndërkohë që Doshi është një besimtar katolik, dhe frekuentues i rregullt i meshave në katedrale.

