TË FUNDIT

Këshillimi Kombëtar/ Kryeministri Rama jep lajmin e mirë, ja ç’ka ndodhur në 24 orë

Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë me dije pak më parë se 16.544 qytetarë kanë plotësuar formularin online në Këshillimin Kombëtar, në 24 orët e para.

“Me falënderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat