Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS e ka nisur fjalën me Këshillimin Kombëtar. Sipas Ramës, Këshillimi Kombëtar do i japë fuqi qytetarëve që të kenë rol në vendimmarrje.
Rama tha se shpërndarja e pyetësorve derë më derë do të zgjasë deri në datën 20 shkurt, dhe përfundimet pritet që të dalin midis javës së fundit të Marsit, dhe javës së parë të Prillit.
Sipas Ramës këto përfundime pritet që të shpalosen në Kongresin e PS-së i cili u shty për një moment të dytë.
“Patjetër që ky proces do të marrë dhe racionin e vetë të baltës, por unë mendoj se kjo nuk e ul vlerën e këtij investimi politik, stategjik, në përpjekjet e domosdoshme për të kapërcyer një periudhë të zymtë sherresh partiake
Përmes anonimitetit, ftojmë qytetarët që të ngrihen mbi batakun e luftërave partiake, që e kanë bërë politikën pjesë e llogoreve”, u shpreh Rama.

