Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një tjetër postim sot ku citon Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken i cili thekson se nëse Rusia pushton Ukrainën, vendosen në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt.
Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:
“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

