TË FUNDIT

Kryebashkiaku Veliaj padit Sekretarin e FSHF dhe atë të Shoqatës Tirana, ja akuzat ndaj tyre

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka paditur sot drejtuesit e FSHF për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik.

Në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

“Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qenë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qenë persona anonim (delegatë jo-legjitim) të përzgjedhur në mënyrë të kundraligjshme nga përfaqësues të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, duke paracaktuar rezultatin”, thuhet në kallëzimin drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe Policisë së Shtetit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat