TË FUNDIT

Audio-përgjimi i Erion Veliajt, Kryeministri Rama ‘thyen heshtjen’: Unë i neveris….

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot audio-përgjimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa ka vijuar sot me publikimin e pyetjeve të radhës të pyetësorit të Këshillimit Kombëtar që do t’i përgjigjen gjithë qytetarët shqiptarë, Rama është pyetur nga një ndjekës për audion e rëndë të Veliajt.

 “Une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua duke klikuar https://keshillimikombetar.al/”, i përgjigjet kryeministri Edi Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat