TË FUNDIT

Thirrja e Celibashit ndaj qytetarëve, reagon menjëherë Presidenti Ilir Meta

Pak pas apelit që bëri pak më parë Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj qytetarëve për zgjedhjet e 6 Marsit, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit thotë se duhet të garantohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur, duke theksuar se vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci.

“E përshëndes dhe mbështes plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur. Vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci!”, shkruan Presidenti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat