Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend pas disa muajsh mungesë. Por i paktë ka qenë minutazhi i qëndrimit të Berishës në Kuvend. Në një prononcim për media, pak pas largimit, Berisha ia la“fajin” kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Si me qenë në Taxhikistan. Unë bëra një deklaratë aty, pas meje mori fjalën Taulant Luca, nuk rrihej më shumë,”-tha Berisha në fjalën e tij.
Ndërsa komenti i pasoi një shtrëngim duarsh me deputetin demokrat të Lushnjes, Saimir Korreshi.

