TË FUNDIT

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Braçe me tone të forta: Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar në studion e report tv, zgjedhjet e 6 Marsit. Braçe ka deklaruar se koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund.

“Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund, është shumë e vjetër, kjo historia që mblidhemi ne të qarkut të Fierit dhe diskutojmë, nuk bëhet më kështu, njerëzit e kanë humbur durimin, njerëzit duan të jenë pjesë dhe jo vetëm të dëgjojnë. Është shumë mirë që të pyesim përtej PS, partitë tona pa përjashtim me këtë mënyrën e njoftimit të kandidatëve për deputetë apo kryetar bashkia po çmësojnë zgjedhësit brenda partisë për të votuar. Partia enegjizohet kur pyetet dhe i merret mendim. Kur ajo që thotë i dëgjohet dhe i merret parasysh. Ne nesër kemi një mbledhje kryesie dhe do kthehem të insistoj të dëgjohet se çfarë duan ata.  Unë jam njeri që besoj te parimet, për sa kohë kemi vendosur që asnjë deputet të mos garojë, nuk mund të jem unë, por anëtarësia duhet të dëgjohet”, tha Braçe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat