TË FUNDIT

‘Holokausti’/ Presidenti Meta: Të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të idealeve të tolerancës, integritetit njerëzor

Presidenti Ilir Meta me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se ka përshëndetur aktivitetin ndërkombëtar me temë “Një botë në udhëkryq”, të organizuar në Izrael me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit.

Reagimi nga Ilir Meta:

“Me shumë kënaqësi përshëndeta nëpërmjet një video-konference, aktivitetin ndërkombëtar me temë “Një botë në udhëkryq”, të organizuar në Izrael me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit.

U bashkova lutjeve dhe nderimit të kujtimit për miliona jetët e humbura gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar domosdoshmërinë për të qëndruar të palëkundur në mbrojtje të idealeve të tolerancës, drejtave të njeriut, lirisë së besimit dhe integritetit njerëzor të cilat duhet të mbizotërojnë mbi tragjeditë e së kaluarës pa u lejuar të përsëriten më.

Ndava krenarinë për Kodin e Nderit të kombit shqiptar, BESËN, për faktin se Shqipëria ishte vendi në të cilin numri i hebrenjve ishte më i madh pas se para Luftës së Dytë Botërore, dhe në veçanti për harmoninë unike ndërfetare, shembull për mbarë botën”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat