Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme nuk ka lënë pa sulmuar dhe kkryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha duke i etiketuar me togfjalëshin “Bravo-Brava”.
“Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë. Unë nuk kam mundësi as të otoj në këto zgjedhje si qytetar sepse i takoj bashkisë së Tiranës. Por siç do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhin për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve të përdorura ndaj pronarëve, sepse e keni dëgjuar togfjalëshin “të kontrollojmë edhe ishullin e fundit”. Prandaj edhe shumë biznesmenë seriozë po largohen nga Shqipëria. Kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar Unë nuk kam qenë në asnjë garë, por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir.
Po i paralajmëroj me qetësi se janë shqetësuar për poezitë e mia. Unë do marr pjesë në gareë, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë i cili do jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet vendore, koalicioni “Bravo Brava” që ka 8 vite që qeverisë në Shqipëri dhe e di teatër politikën, do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit “Bravo Brava”.
Ua thashë dhe po ua përsëris, poezinë e shefit të koalicionit bravo-brava, ina-ina, do ta dëgjojnë brenda pak kohësh, të kenë kujdes, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, tha Meta.

