Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS dhe janë zgjedhur kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit për kryetar bashkie.
Në mbledhjen u caktuan kandidatët për kryetar bashkie si më poshtë:
Bashkia Durrës: Emirjana Sako
Bashkia Lushnjë: Eriselda Sefa
Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni
Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu
Bashkia Vora: Blerim Shera
Bashkia Rrogozhina: Edison Memolla
Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit. PS, PD, LSI dhe FRD u regjistruan më herët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje.

