TË FUNDIT

Këshillimi Kombëtar/ Kryeministri Rama i drejtohet qytetarëve: Do dëgjohet me kujdes opinioni juaj

Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se 40,236 kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me pyetësorin e Këshillimit Kombëtar dhe 2,500 të tjerë kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt

Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat