Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook ndaj deklaratave të Kryedemokratit Lulzim Basha se Meta-Berisha-Rama ishin bërë bashkë për të shkatërruar Partinë Demorkatike.
Blushi godet Bashën përmes akuzave për kunatin e tij, dhe ndan një pjesë nga Estrada e Shkodrës, për ”kunatin e shokut Xhemal”.
“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës.
Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.
Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që të bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet”, shkruan Blushi në postimin e tij.

