TË FUNDIT

Orjola Pampuri del urgjent para mediave, akuza Ramës: Ka udhëtuar me charter për qejfet e veta

Deputetja demokrate Orjola Pampuri në një deklaratë për media ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka udhëtuar pak ditë më parë me charter privat ‘ jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve, por për qejfet e veta’.

“Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulëta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve.  Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta.  Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës.  Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve”, thotë Pampuri.

Ajo i ka drejtuar edhe disa pyetje Ramës, teksa kërkon transparencë.

“Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, i  drejtojmë këto  pyetje kryeministrit: A përdore charterin privat  për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?  Shqiptarët sot kerkojne përgjigje dhe transparencë!  Me lekët e kujt bredh Edi Rama në resortet më luksoze të Europës?  Kush ka firmosur për udhëtimet e tij?  Kush i ka paguar ato? Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shprehet Pampuri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat