TË FUNDIT

Shkallmohet dera e selisë së PD Gjirokastër, Dasho Aliko denoncon ngjarjen, nxjerr ’emrin e autorit’

Kryetari aktual i PD Gjirokastër, Dasho Aliko ka dalë me një deklaratë urgjente për mediat për të denoncuar shkallmimin e derës kryesore të selisë nga mbështetësit e Bashës.

Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër:

U njoftuam nga disa qytetarë që tek zyrat e PD në degën e Gjirokastrës, një grup njerëait kishin ardhur dhe në mënyrë barbare i binin me shkelma derës së zyrës kryesore. Ata janë pjesa jonë dhe u bëjmë thirrje të bashkohen me shumicën. Nuk shqyhet dera e PD me shkelma për asnjë arsye, çdo gjë të bëhet me mirëkuptim. Bejko të respektojë anëtarësinë që e ka votuar me qindra herë. Nuk e kemi pronë të babait këtë. Ne e dimë sesa është reputacioni i cdokujt prej neve, e dimë sesa vota mbledhin. Ju e patë edhe vetë sesi në mënyrë barbare kishin thyer dyert kur ne ju kemi ofruar mirëbeesimin tonë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat