Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë Foltores të mbajtur sot në Vaun e Dejës deklaroi se në vend të selisë së PD janë projektuar të ndërtohen katër kulla të mëdha.
Berisha theksoi më tej se kryedemokrati Lulzim Basha është marrë peng me dosjen “Nick Muzin”.
“Do ndërtohen 4 kulla të mëdha në vend të selisë së PD. Gjejeni ju tani se sa ka marrë për vete Lulzim Brava. Në këto kushte pluralizmi politik mori goditjen më të rëndë që nga themelimi i saj. Pluralizmin politik e ringjallën burra dhe gra, djem dhe vajza si ju. Lulzim Basha është marrë peng me dosjen Nick Muzin. I hetuar për pastrim parash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Tiranë, dhe ai firmosi për të mos shkuar në burg të largojë Sali Berishën nga detyra. Le të pyesim pak këtë zonjë dhe paraardhësit e saj”, deklaroi ai.

