Pas thirrjes së Ilirjan Celibashit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Partia me kryetare Monika Kryemadhin do të jetë pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ku do të dalim me kandidatë të përbashkët nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe PDK-së së Nard Ndokës.
Kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”:
Lulzim Vrana – Vorë
Premtim Kryemadhi – Dibër
Hekuran Xhani – Rrogozhinë
Ardian Muka – Durrës
Elton Bano – Lushnje
Bardh Spahia – Shkodër

