TË FUNDIT

Qytetari revoltohet me Ramën: Lëri përrallat. Kryeministri i përgjigjet: Përrallat i kam për Zahon

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar si është transformuar Drejtoria Rajonale Transportit Rrugor Shqiptar në Berat.

Në këtë postim një qytetar i ka shkruar kryeministrit Rama kui thotë që të lërë përrallat, po të luftojë korrupsionin.

“Leri keto perralla po lufto korrupsionin ne drejtesi mjeksesi e administrate, sepse nga keto gjera ky vend po behet i pajetueshem per shume njerez.”, shkruan qytetari.

Pas këtij momenti i menjëhërshëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama.

“Perrallat i kam per cunin e vogel, ndersa per detyren kam vetem punen, veprat, faktet, por sigurisht e kuptoj cdokend qe nuk ka respekt per punen, nuk gjen dot kenaqesi kur sheh nje veper te mire, nuk do t’ia dije per faktet, po vrapon te nxjerre fjalen e keqe! Keq me vjen sa te duash, po nuk di si t’i ndihmoj te tille individë”, i përgjigjet Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat