Gjykata Kushtetuese ka marrë pak më parë vendimin që asnjë prej gjyqtarëve nuk duhet të largohet nga çështja për shkarkimin e Presidentit Ilir Metëa, pavarësisht pretendimeve nga kreu i shtetit.
Vendimi i Kushtetueses për mosndryshimin e trupës gjykuese është marrë në mënyrë unanime.
Në këtë mënyrë është gjykuar e pabazuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve: Marsida Xhaferllari, Eksa Toska, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Asltin Binaj.
Tashmë seanca është duke vijuar me dëgjimin e pretendimeve të përfaqësueses së Kuvendit.

