TË FUNDIT

Spiropali komenton sërish Bashën dhe Berishën: E shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar

Ministrja Elisa Spiropali me një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar përplasjen Basha-Berisha. Spiropali shkruan se Berisha dhe Basha janë e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar.

“Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun. Luli me Saliun janë bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata janë e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”, shkruan Spiropali

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat