TË FUNDIT

PD akuza ‘bombë’ ndaj kandidatit të Berishës dhe Kryemadhit: Burri i prokurores që mbrojti bandën e Ramës në…

Partia Demokratike nuk i ndal akuzat në drejtim të koalicionit mes Berishës dhe Kryemadhit, duke u ndalur kryesisht te kandidati i tyre në qarkun e Dibrës.

Sipas PD-së gruaja e tij prokurore, Besiana Zeneli, e cila u shkarkua dje nga KLP, nuk ka hetuar dosjen e vjedhjes së votave në Dibër.

Postimi i PD:

Kandidati i Dibrës është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit  do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.

Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.

Po zgjodhe Sali Berishën e  lir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat