Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ka bërë me dije se janë miratuar dy projektvendime. Njëri nga projektvendimet ka lidhje me ngritjen e një komisioni të Posaçëm për kujdesjen e fëmijëve që kanë humbur njëri prind. Ndërsa tjetri ka të bëjë me mbështetjen sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet të fëmijëve me aftësi ndryshe.
‘Dy projektvendime të cilat janë miratuar. Një ka lidhje me krijimin e Komisionit të Posaçëm që lidhet me ligjin e miratuar për përkujdesjen e fëmijëve të cilët kanë humbur prindin e tyre për arsye të vetsakrifikimit të jetës. Për ta jetësuar këtë ligj do të ngrihet një komision qëndro, që të fillojë punë për procedurat në zbatim të këtij ligji. Është një ligj që mbështet fëmijët në shumë dimensione. U siguron fëmijëve mbështetje sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet. Për sa i përkte vendimit të dytë ka të bëjë me shtirjen e reformës për të mbështetur personat më aftësi ndryshe. E kemi shtrirë reformës sipas Organizatës. Ky vendim i ri bën të mundur që të ngrihen komisione multidisiplenare. I jep një efikasitet skemës së mbështetjes së personave me aftësi ndryshe.’- tha ministrja Manastirliu.

