TË FUNDIT

PD diskuton sot emrat: Kush janë kandidatët potencialë për Shkodrën

Ditën e sotme, Partia Demokratike po diskuton për emrat që do të jenë kandidatë për kryetar të Bashkisë Shkodër.Ndër emrat qe diskutohen janë kreu aktual i PD Shkodër Xhevdet Amuli dhe ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër Xhemal Bushati.

Ndërsa në mbledhjen që po zhvillohet nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ku marrin pjesë edhe deputetët e Shkodrës janë propozuar më herët edhe emra si Nevila Xhindi, ish-nenkryetarja e Bashkisë Tiranë, por me origjine nga Shkodra apo edhe Kliti Hoti konsullit aktual të nderit të Austrisë në Shkodër.

Duket se në 6 mars bastioni i të djathtës do të jetë një garë e fortë mes demokratëve. Koalicioni i Sali Bereishës me LSI, i cilëuar si “Shtëpia e Lirisë” garon në këto zgjedhje me Bardh Spahinë, ish-deputet dhe ish-zv.ministër i Shëndetësisë. Sakaq, Partia Socialiste ka zyrtarizuar Majlinda Angonin si kandidate për zgjedhjet e pjesshme lokale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat