Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i drejtuan 70 pyetje përfaqësuesit të Presidenti Ilir Meta, Bledar Dervishajt, i cili kërkoi 48 orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve, me argumentin se duhet të informojë edhe Metën për këto pyetje.
Në këtë kuadër, trupa gjykuese në Kushtetuese është tërhequr për të vendosur se kur do të rinisë seanca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

